Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për mbarëvajtjen e tij, një pjesë e akseve rrugore janë bllokuar ose është devijuar trafiku I lëvizjes.

 

Vizion Plus ka siguruar momentet e para nga Bulevardi Dëshmorët e Kobit, I cili është bllokuar dhe ndodhet në “zonën e kuqe”.

 

Ndërkohë që siç shihet në pamjet e siguruara, pjesa e unazës së vogën, në krah të bulevardit është e lirë dhe lëvizja e automjeteve dhe linjës urbane vijon normalisht.