Robin Krasniqi ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA. Boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin pas vetëm tre raundesh.
https://twitter.com/Hock1717/status/1315049639851233280?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1315049639851233280%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fboksieri-shqiptar-shpallet-kampion-bote-shtrin-per-toke-pas-tre-raundesh-gjermanin%2F
Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.
#HaxhiKrasniqi #KampionBote 😍 pic.twitter.com/1I8QweMIEP
— Professor (@b4rdhi06) October 10, 2020
Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin.
Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe ËBA (përkohësisht).
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.
