Policia e Durrësit ka parandaluar ditën e sotme një ngjarje të rëndë kriminale duke arrestuar në flagrancë tre shtetas me precedentë të theksuar kriminal.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme shtetasit Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje me pagesë, janë arrestuar teksa po lëviznn me një automjet luksoz tip BMW.

Brenda makinës së tyre siç shihet dhe nga pamjet janë gjetur 3 pistoleta me fishekë në fole, 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re