Një burrë 72-vjeçar nga Meksika dyshohet se regjistroi veten duke hequr lëkurën nga fytyrat dhe kokat  e grave përpara se të hante eshtrat e tyre.

Andrés Mendoza mund të jetë përgjegjës për vdekjet e të paktën nëntë grave për një periudhë 20 vjeçare, thonë autoritetet.

Ai u arrestua pasi policia gjeti trupin e copëtuar të të dashurës së tij në shtëpinë e tij në qytetin Atizapan.

Nëna e dy fëmijëve, Reyna González, 34, u raportua e zhdukur një ditë më parë pasi shkoi në shtëpinë e Mendoza rreth mesditës për të prishur marrëdhënien e tyre, shkruan Metro.

I dashuri i saj më pas pretendohet se i kishte futur një thikë në gjoks dhe më pas kishte përdorur një hanxhar për të prerë gjymtyrët e saj para se t’i fuste mbetjet e saj në një qese.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e Mendozës, ata gjetën çanta që kishin pjesë të trupit të vendosura në majë të një tavoline.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re