Një breshkë e llojit kareta- kareta është kapur këtë të enjte nga peshkatëre të Vlorës .Breshka është kapur në afërsi të Sazanit ,rreth dy milje larg ishullit.

 

Breshka ka qenë befasi për peshkatarët teksa kur kanë tërhequr rrjetat bashkë me peshq kanë parë breshkën me peshë rreth 50 kg. Peshkatarët e kanë pastruar e më pas e kanë lëshuar sërish në det.

 

Kjo breshkë konsiderohet një specie e vecantë për ujërat tona ,e cila vitet e fundit sipas specialistëve është shtuar ndjeshëm në ujërat e detit Jon dhe Adriatik.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re