Tërmeti katastrofik në Turqi ka lënë pas pamje shumë të dhimbshme.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet ekipet e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat një burrë që ishte bllokuar për shkak të tërmetit. Falë ndërhyrjes u arrit të shpëtohet një familje, bashkëshorti, gruaja dhe fëmija i tyre.
Ndërkohë numri i viktimave dhe të plagosurve vijon të jetë në rritje, po ashtu shumë familje kanë mbetur të bllokuar. Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Në ndihmë të Turqisë kanë ardhur edhe shumë shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëri. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë bërë me dije se ekipe shpëtimi do të shkojnë sot në Turqi.
Scenes from the rescue of a man, his wife and their child, alive, from under the rubble in the city of Sarmada, north of #Idlib, after the #earthquake in NW #Syria, today, Monday, February 6. pic.twitter.com/HLdD89BfJV
— The White Helmets (@SyriaCivilDef) February 6, 2023