Tepër tronditëse është historia me 20 vjeçaren e abuzuar në Fier, e cila rezultoi shtatzënë pasi i dyshuari petrit Arapi ka kryer marrëdhënie seksuale kundër tdëshirës së saj.

Ditën e sotme 56 vjeçari u vu në pranga, mirëpo gruaja dhe vajza e të arrestuarit pretendojnë se nuk janë në dijeni për këtë gjë.

Gruaja madje thotë se policia i ka thënë që e kanë marrë për shkak të dparcelës me drogë që kanë zbuluar, që sipas saj nuk ka të bëjë me burrin e saj.

Madje, teksa pyetej nga gazetarja e Fax News, gruaja e Petrit Arapit reagoi mjaft e habitur kur gazetarja i tregoi akuzën për të cilën policia ka arrestuar burrin e saj.

“Atë e kanë marrë kot. Nuk dimë gjë për 20 vjeçaren. Kjo është shtëpia e jonë. Ne jemi vetëm këtu, s’kemi njeri. Unë tashi s’di gjë. Ma mori burrin dje policia, kanë mbjellë drogë aty lart. Ma morën e futën brenda. Kaq di unë. Unë nuk e di për çfarë është akuzuar. Unë thashe kanë ardhur i kanë hedhur drogën dhe ja kanë ngecur burrit tim. Policia kshu na tha. Nuk e di pse ma kanë marrë burrin, e mbjellin të tjerët drogën dhe marrin këtë. Moj ça thua ti moj eee. Për atë punë moj? A je në terezi ti a jo? Ça po thonë kështu këta moj. O ça po thotë kjo kshure. Nuk di gjë unë xhanëm për këto punë. Policia ka ardhur 3-4 herë dhe ka thënë drogë, drogë drogë. Ça po më thua kshu me”, tha gruaja.

Nga ana tjetër, e bija u tregua më e rezervuar se e ëma dhe nuk pranoi të fliste për kamerat.

“Hajde mama. Nuk ju jap asgjë të dhëna. Nuk e dimë ku e ka shtëpinë. Hajde mama. Nuk jap të dhëna. Mama hajde brenda”, u shprej ajo.

Fax News ka pyetur dhe një banor të lagjes nëse e njeh Petrit Arapin dhe mendimin që kanë për të. Komshiu nuk i kurseu fjalët e mira.

“Është një person i mirë Petriti, ja do e shikoni vetë. Është një person i urtë. Jeton me të shoqen. Ka dhe një djalë, por ai është në Roskovec. Këdo të pyesësh njihet si person i mirë. Është familje e mirë. Nuk është i djallëzuar”, deklaroi ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re