Kjo e hënë ka sjellë çarjen e argjinaturës detare në zonën e Divjakës.

Erërat e forta, deri në 8 ballë, krijuan dallgë tre metra lartësi, të cilat kanë sjellë edhe çarjen e argjinaturës.

Mbi 70 metër pjesë e argjinaturës ranore është gërryer dhe çarë nga deti, ndërsa ujërat e kripura kanë vërshuar drejt lagunës se Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.

Ka patur disa herë investime në argjinaturë duke u spostuar gjithmonë drejt tokës lagunore, por kjo nuk ka penguar detin të shkatërrojë gjithçka.

Sipas bizneseve të zonës,  deti ka marrë 1800 metër tokë duke sjellë probleme në zhvillimin e aktivitetit turistik.

Ata thonë se, nëse nuk bëehen investime nga shteti ujërat detare po zhdukin jo vetëm plazhin dhe lagunën por po i afrohen edhe zonave të banuara.

Zona e plazhit të Adriatikut në Bedat është zhdukur si pasojë e erozionit detar. Ndërsa deti ka marrë përparësi drejt lagunës se Karavastasë duke u bërë njësh me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re