Në zonën e Lezhës është ngritur përsëri alarmi për përmbytje, pasi argjinatura e lagunës së Vainit ka pësuar një çarje të re.

Çarja është regjistruar vetëm pak metra sipër asaj të mëparshmes, duke rritur rrezikun për depërtimin e ujit drejt tokave bujqësore dhe banesave përreth.

Bashkia thotë se po merren masat për riparimin e argjinaturës, ndërsa apelon banorët e zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale që të raportojnë çdo problematikë.

Pak ditë më parë, argjinatura e lagunës pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke përmbytur disa banesa dhe të tjera u rrethuan nga uji. Po ashtu nën ujë ishin edhe toka bujqësore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re