Pas viteve 90-të shumë vepra të ndërtuara gjatë regjimit monist u shkatërruan, me pretekstin se ishin vepra të diktatorit Enver Hoxha. Ndër objektet që ranë pre e shkatërrimit në të gjithë vendin ishin edhe bunkerët, të ndërtuar për tu shfrytëzuar në rast lufte.

Shumë pak prej këtyre veprave kanë mbetur pasi pjesa më e madhe janë thyer për tiu marrë elementët metalik të cilat janë shitur për skrap.

Në Qarkun e Dibrës janë pak vepra që ende nuk janë shkatërruar nga dora e njeriut, ndërsa gjendja e luftës e krijuar në Ukrainë, duket që ka rikthyer në memorie nevojën për bukerët.

Banorët e Maqellarës shprehen se të vetmet objekte që kanë mbijetuar janë ato të cilat kanë qenë pranë banesave. Ata thonë gjithashtu se këto vepra mund të duhen një ditë, ndaj dhe nuk duheshin prishur.

“Bunkeri është mirë që të mirëmbahet, që të pastrohet, këtu te ne janë prishur shumë”.

“Ai bunker nuk është bërë kot, çfarë do të fitosh me hekur mor bab, duhet mirëmbajtur se na shërbejnë ne”, thonë qytetarët.

Konflikti në Ukrainë ka ndezur friken e luftës në mbarë botën, ndërsa të shqetësuar janë vendet e përfshira në sanksione ndaj Rusisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re