Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Fier këtë të hënë pas incidentit në Cakran, aty ku një kultivues kanabisi hapi zjarr ndaj policisë,

Mësohet se 100 forca policie kanë shkuar me urgjencë në Fier dhe kanë niosur kontrollin për zbulimin e paracelave të tjera në zonë.

Një përplasje me armë ka ndodhur mes efektivëve të policisë Fier dhe një personi të armatosur, duke përfunduar me plagosjen e këtij të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se një grup efektivësh të cilët po kontrollonin zonën për kultivim narkotikësh është përballur me një person të armatosur me kallashnikov në fshatin Gjorgoz në Cakran të Fierit. Ky i fundit ka refuzuar të lëshojë armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të tyre. Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke e lënë të plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve i plagosuri është dërguar në spital ku dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pasi ka plagë arme në sup.

Mësohet se agresori është Greseld Shpataraku, 29 vjeç, banues në Patos, ndërsa policia ka konstatuar më pas se në afërsi të vendit ku u kap shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re