Festat e fundvitit, përveç harmonisë, urimeve dhe takimeve me miqtë, janë të shoqëruara edhe me ngjarje të pakëndëshme.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Vizion Plus, pranë liqenit artificial në Tiranë shihen forca të shumta policie, të cilat bëjnë shoqërimin e një të riu duke e nxjerrë nga makina.

Burime bëjnë me dije se shkak për shoqërimin e tij është bërë sheri më nje tjetër person, ku shkak mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar.

Në video shihet momenti kur policia ndalon të riun dhe e fut në makinë e policisë, ndërsa një tjetër efektiv ndodhet te makina e qytetarit për ta larguar nga rruga, në mënyrë që të mos bllokohet qarkullimi.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re