Skip to content

VIDEO/ Champions League! Eleminohet Inter, kualifikohet Atletico

Interi është eliminuar nga Champions League, pasi u mposht në fazën “play-off” nga norvegjezët e Bodo/Glimt.

Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, zikaltërit nuk arritën të përmbysnin rezultatin në “San Siro”, duke u mposhtur sërish, këtë herë me shifrat 2-1.

Ish-sulmuesi i Milanit, Jens Petter Hauge, dhe Evjen ishin protagonistët që i dhanë fitoren historike miqve, ndërsa goli i vetëm i Alessandro Bastonit shërbeu vetëm për statistikë.

Në takimet e tjera, Atletico Madrid u kualifikua teksa mposhti me rezultatin 4-1 Clube Brugge teksa ndeshja e parë ishte mbyllur 3-3.

Heroi i madrilenëve ishte sulmuesi Alexander Sorloth, i cili realizoi tre gola, në minutat 23, 76 dhe 87, ndërsa goli tjetër u shënua nga Cardoso.

https://www.youtube.com/watch?v=l4375Nl8IHs

Newcastle siguroi kualifikimin pas një fitoreje 3-2 ndaj Qarabag dhe rezultati i përgjithshëm 9-2.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen u mjaftua me një barazim pa gola ndaj Olympiacos, duke kaluar më tej falë triumfit 2-0 në ndeshjen e parë.

Sfidat e mbrëmjes së sotme: