Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Bayer Leverkusen, në takimin e parë të vlefshëm për 1/8-at e Champions League.

 

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentuan të gjenin golin e avantazhit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

 

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me vendasit që shënuan nga një goditje kënd me Andrich.

Atëherë kur çdo gjë mendohej e mbyllur, ishte Madueke që u pengua në zonë dhe fitoi një 11-metërsh të diskutueshëm për “Topçinjtë”, që u shndërrua në gol nga ishi Havertz.

Çdo gjë do të vendoset javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në “Fly Emirates Stadium”.

 

 

Bayer Leverkusen 1-1 Arsenal

 

Andrich 46′ / Havertz (P) 89′

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re