NE FOTO, MAKINA E AKSIDENTUAR
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet, ku një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor.
Kamera e Fax News ishte në vendin ku ka ndodhur aksidenti në rrugën e Fikasit në Mullet, ku rezulton se automjeti i përfshirë në aksident ishte ende në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas gazetares së Fax News, grupi hetimor ishte ende e pranishme aty duke kryer hetimet përkatëse për aksidentin.
Ndërkohë, raportohet po ashtu se policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, të identifikuar me inicialet L.R., pasi ka përplasur makinën, duke i shkaktuar vdekjen pasagjerit me inicialet O.S., është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
Po ashtu raportohet se mjeti i aksidentuar është i tipit ‘Chevrolet’, me targë AA 226 ZS.
Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:
Tiranë/Informacion paraprak / Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb
