Fansat e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit e kanë të vështirë të besojnë se çifti është drejt divorcit, dhe nuk kanë faj.

Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e tyre vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje. Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon. Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se Instagrami është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

Lexo edhe :Related Posts

Por e ftuar në “Vizioni Pasdites” disa ditë më parë, motra e Bes Kallakut foli me ton aspak negativ për raportin e saj me kunatën, Xhensila Myrtezajin.

“Unë kam qenë gjithmonë jashtë këtyre paranojave për marrëdhënien mes kunatave. Mendoj që secili prej nesh nëse është i kujdesshëm ose nëse është dashamirës në marrëdhënien që krijon, patjetër nuk ka pse të ketë hapësira që gjërat të mos shkojnë mirë. Kështu që marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, shprehet Ana Kallaku./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re