Kamerat e sigurisë kanë zbuluar një çift hajdutësh në Vlorë. Videoja tregon momentin kur çifti vjedh pa “iu dridhur qerpiku” në një dyqan bizhuterish.

Siç mund ta shihni edhe nga videoja, çifti i ri futet bashkë në dyqan, ku vajza shihet qartë teksa mbush xhepat me bizhu. Ngjarja ka ndodhur në dyqanin me bizhuteri dhe aksesorë në Qendrën Tregtare “Riviera”.

“Balkanweb” raporton se çifti ka arritur të marrë 6 unaza, 3 orë dhe 9 varëse, vlera e të cilave shkon në 400 mijë lekë të vjetra.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=InyvJEOkTOY?feature=oembed&w=500&h=281]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re