Burri 35-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare rumune, të dy banorë të Britanisë së Madhe, u zhytën në kanal dhe u vunë re nga gondolierë të cilët kontaktuan policinë – Secilit iu urdhërua të paguante 450 euro – Reagimi i banorëve

Një çift që po kalonte pushimet në Venecia vendosi t’i thoshte lamtumirë qytetit duke u zhytur në Kanalin e Madh, por u gjobit dhe u detyrua të largohej nga qyteti për 48 orë.

Burri 35-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare rumune, të dy banorë të Britanisë së Madhe, u zhytën në kanal dhe u vunë re nga gondolierë të cilët kontaktuan policinë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, çifti u gjobit me 450 euro dhe u urdhërua të largohej nga qyteti, një Vend i Trashëgimisë Botërore, për 48 orë, sipas Daily Mail.

Noti në 150 kanalet e Venedikut është rreptësisht i ndaluar për shkak të rreziqeve që paraqesin gondolat dhe anijet.

Elisabetta Pesce, një konsulente sigurie, i tha gazetës Il Gazzetino: “Falënderoj gondolistët për bashkëpunimin dhe raportimin në kohë.”

Rasti ka shkaktuar zemërim nga mbështetësit e fushatës “Venecia nuk është Disneyland”, me banorët që kërkojnë gjoba më të larta për sjellje të papërshtatshme dhe ndalime të përhershme hyrjeje për shkelësit.

“Nuk e duroj dot këtë skenë,” shkroi një grua në faqen e Facebook-ut . “Kudo që shkojnë, krijojnë kaos,” vuri në dukje ajo.

Disa banorë u ankuan se gjobat e vendosura ndaj çiftit ishin shumë të ulëta. “Për të tjerët, kjo do të jetë një nxitje për t’u bërë virale,” shkroi një burrë.

Të tjerë nuk ishin të bindur se gjobat do të paguheshin. “Ata duhet të burgosen derisa të paguajnë gjobën dhe pastaj të hipin në një aeroplan me rroba banje,” shkroi një përdorues.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re