Landa mori ndihmën e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe më pas u transportua me barelë drejt spitalit

Çiklisti Mikel Landa ka pësuar një përplasje të rëndë në një kthesë te zona e Freskut, gjatë etapës së parë të Giro d’Italia që po zhvillohet në Shqipëri.

Pasi kishte mbetur vetëm pak kilometra deri në përfundimin e etapës, çiklisti spanjoll humbi kontrollin dhe u përplas në dyshezë. Pas aksidentit, Landa mori ndihmën e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe më pas u transportua me barelë drejt spitalit për trajtim urgjent.

Ky incident ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e rikuperimit të tij dhe pjesëmarrjes në etapat e ardhshme të garës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko