Skip to content

VIDEO: Çmendi botën me nëntë gola në një ndeshje, vikingu 19-vjeçar vendos rekord edhe në Champions!

HALAND

Erling Haaland! Ky djalosh nuk ka të ndalur. Vetëm 19 vjeç, por me një forcë fizike të frikshme! Një kolos, ose viking, sepse norvegjezi u shqua dikur për nëntë gola në Botërorin U-20 kur i vetëm shpartalloi Hondurasin.

Por, tani po tregon veten edhe në Champions League, sepse me golin e shënuar ndaj Genk bëhet kështu futbollisti i tretë që shënon në dy minutat e para të një ndeshje Champions që në debutimin e tij, pasi dikur e kanë bërë Andreas Moller në vitin 1995 dhe Eliaquim Mangala në 2009.

Por, Haalnd nuk u ndal me kaq, por në minutën e 34′ realizoi edhe golin e dytë dhe më pas të tretin! FANTASTIK

https://streamable.com/bdkuk