Banorët e Dvoranit në Korçë kanë dalë në protestë për qershitë. Sipas tyre, çmimi ka arritur në 200 lek të vjetra, më parë ka qenë 1200 lek të vjetra. Pjesa më e madhe e fshatit sigurojnë të ardhurat nga frutikultura.

Mbyllja e kufijve sipas banorëve ka ndikuar në treg, nuk ka treg për shitjen e qershisë. Mijëra rrënjë qershie kanë ngelur pa u vjelë.

Kostot që banorët kanë hedhur për kultivimin e këtij fruti nuk i marrin dot mbrapsht, çmimet e larta të imputeve bujqësore si edhe karburanti, i ka detyruar fermerët ta lenë qershinë në pemë.

Apeli i tyre shkon drejt qeverisë, duke kërkuar subvencionime për imputet bujqësore, apo edhe për naftën, duke i lënë këta të fundit në mëshirë të fatit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re