Belgjika e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Portugalisë, në kuadër të 1/8 së finales në ‘Euro 2020’.

Thorgan Hazard shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 42-të.

Mirëpo, siç ndodh zakonisht, Cristiano Ronaldo ka gjithë vëmendjen në secilën ndeshje ku luan.

Superylli portugez ekzekutoi një gjuajtje të lirë të rrezikshme që u mbrojt nga Thibaut Courtois, por nuk ishte aq i rrezikshëm në 45 minutat e para.

Për më shumë, portieri belg madje guxoi ta driblonte sulmuesin e Juventusit pranë portës së tij dhe nga aksioni pasues erdhi edhe goli i epërsisë.

Courtois’ dribble on Ronaldo leading to a Belgium goal. You love to see it 💀

pic.twitter.com/cXUPQmXwV8

— 🪄🇳🇱 (@FDJChief) June 27, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re