Pavarësisht se situata e pandemisë diktoi kufizime të shumta gjatë festave, kjo situatë duket se nuk është ndjerë dhe aq shumë në qytetin e Korçës, ku qindra qytetarë shkuan për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, qindra persona kanë festuar në lokalet e qytetit, pa pasur asnjë distancim mes tyre, edhe pse ora policore është respektuar dhe lokalet janë mbyllur përpara orës 20:30 të mbrëmjes.

Pronarët e hoteleve në Korçë thanë për Fax Neës se rezervimet kanë filluar dy muaj më parë, e megjithëse pas ores  policore ka pasur anullime mbetet nje ndër vitet që ka pasur nje fluks të madh të turistëve. Epiqendra e grumbullimit kanë qënë baret dhe pikat kyce turistike të qytetit si pazari i vjetër, sheshi i katedrales, pedonalja si edhe fshatrat turistikë, Dardha e Voskopoja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re