Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë E Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

 

SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë, ku edhe është paraqitur në organet kompetente për ekzekutimin e urdhrit.

 

Por për të penguar pamjen e hyrjes së Dakos në drejtorinë e Policisë, godina e këtij institucioni u mbulua me një fasadë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re