Publikohen pamjet e operacionit te Policisë ku u lirua 23 vjecari maqedonas i cili ishte marrë peng nga tre persona në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës në Tiranë.

Tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng shtetasin maqedonas Davor Velefski dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

“Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni, beri me dije policia. ora

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VRHZajpRblw?feature=oembed&w=660&h=371]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re