Një aksident është regjistruar në lagjen 10 korriku në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje. Një automjet është përplasur me koshin e plehrave e më pas me një pemë dhe është kthyer përmbys.

 

Siç shihet dhe nga video e siguruar nga Vizion Plus, makina rrotullohet tre  herë në rrugë. Fatmirësisht drejtuesi i makinës ka shpëtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital për t’u mjekuar.

 

Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia në lëvizje. Sipas informacioneve, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re