Emiljano Ramazani, 39 vjeç, u ekzèkutua para disa ditësh në Elbasan, ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Autori, i cili mbetet ende i paidentifikuar, ka qèlluar nga një distancë e afërt, ndërsa pòlicia gjeti automjetin e djègur dhe dy ármë brenda tij.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, janë sèkuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa në pamje tregohen se në automjetin tip Volkswagen ishin të paktën dy persona. Njëri prej tyre, sipas burimeve, i moshës 25-30 vjeç ishte i máskuar.

Këtë e vërtetojnë pamjet e filmike të siguruara nga Abc News ku duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e víktimës. Ai ecën drejt tij i ármatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person që e pret brenda. Pasi kryen krím gjákftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Dyshohet se ka qenë pikërisht ky person që ka qèlluar mbi víktimën. Nga kamerat shihet se átentatori zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen èkzekutimin e 39-vjeçarit. Referuar burimeve, autori i dyshuar pasi ka èkzekutuar 39-vjeçarin, është larguar në këmbë rreth 12-15 metra nga vendi i átentatit ku e priste makina, ndërkohë që personi që ishte në drejtimin e saj nuk mund të identifikohet lehtësisht.

Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan– Papër ku dhe u gjet mjeti i djègur i atentatorëve. Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjèdhura 10 ditë më parë.

Burime për Fax News me dije se Emiliano Ramazani, është një person me të shkuar kríminale në tráfik lëndësh nárkotike. Ramazani është árrestuar për tráfik kokáine në vitin 2017 dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazarave të drògës.



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re