Vizion Plus ka siguruar pamjet e vjedhjes së një BMW-je në Shkodër.

 

Një mjet i bardhë, në të cilin udhëtonin dy persona ka ndaluar në vendin ku ishte parkuar BMW. Njëri prej tyre, që ishte pasagjer, ka zbritur dhe ka arritur të hap BMË-në e zezë, duke u larguar qetësisht nga vendngjarja.

 

Më pas, dyshohet se BMW-së iu hoqën targat dhe u gjet në një magazinë të braktisur. Gjatë kontrollit, policia gjeti në të kallashnikov dhe benzinë. Pas hetimeve, policia doli në përfundim se me mjetin në fjalë do kryehej një atentat dhe më pas mjetit do i vihej flaka.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re