Video/ Dalin SMS-të, si vijon ta kërcënojë agresori vajzën që përdhunoi 12 vjeçe, e reja nga Berati: I ofroi babait 1 milion lekë, që…!
2 minutes

Të tjera detaje tronditëse zbulohen nga abuzimi seksual i vajzës nga Berati, në moshë fare të vogël, 12 vjeçe. Tashmë 19 vjeçe, e reja rrëfeu gjithë historinë e saj të tmerrit, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetare Evis Ahmeti, në News24.

Pas gjithë këtyre viteve me një barrë të rëndë mbi shpinë, reja vijon të kërcënohet ende nga agresorët, të cilët e kanë rrëmbyer në moshë shumë të vogël dhe e kanë abuzuar seksualisht.

“BalkanWeb” sjell më poshtë mesazhet, që agresori i dërgon të resë, duke vijuar ta mbajë nën kërcënim, si dhe duke përdorur një fjalor shumë banal, por që fjalë të tilla janë fshirë nga mesazhet.

1

foto galeri
2

foto galeri
3

foto galeri
4

foto galeri

 

“Babai ka darkuar me prindin e agresorit. Ai i kishte propozuar babait për një shumë prej 1 milionë lekësh që të hiqja denoncimin. Unë nuk pranova ta hiqja denoncimin.
Vjet në 2020, agresori nga janari deri në fund të korrikut, hapte adresa false, me pauza, dhe më kërcënonte. Ai mendoj se është një narkoman, skizofren. Të jesh pedofil, është sëmundje, dhe ai mendoj i tillë është.

Ndërsa këto mesazhet e fundit janë të ditës së djeshme dhe të pardjeshme. Janë të gjitha të freskëta. Tani unë nuk kam frikë, kam kuptuar që unë vlej, nuk jam më një zhele, siç më quanin më parë”, tha e reja, raporton “BalkanWeb”.