Një festë tradicionale startoi mbrëmjen e 13 marsit e që vazhdon gjatë gjithë ditës se nesërme, me 14 mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin. Në qytetin e Kukesit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës. Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi per ndezjen e zjarreve nga femijët po përdoren goma makinë. Dhjetëra goma u grumbulluan këtë mbrëmje pranë banesave, pallateve e shesheve për t’u vënë me pas zjarrin natën e para 14 marsit.

Shërbimi i zjarrefikes i Bashkise Kukes gjatë kesaj mbremje sipas Gafurr Rexhes shef i sherbimit ka shuar 10 vatra zjarri me goma.

Djegia e gomave te makinave solli një ndotje masive të ambientit dhe rrezik serioz për objektin e një shkollë 9 vjeçare dhe një cerdhe të qytetit pasi gomat u ndezën në oborret e tyre. Fenomen tjetër është ndezja e kazaneve të mbeturinave dhe përmbysja e tyre ne rrugicat e lagjeve duke sjellë bllokimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësoreve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re