Dëborë në juglindje të vendit. Rreshjet kanë rënë në lartësinë mbi 1300 metra.

Borë ka pasur në fshatin turistik të Voskopojës, në majën e Bigllës në Dardhë, në fshatrat malorë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, kryesisht në Shtyllë dhe në majën e Mashkullorës si dhe Dardhas në bashkinë e Pogradecit.

Burime të siguruara thanë se në lartësi mbi 1300 metra, trashësia e borës ka shkuar nga 3 në 5 cm. Trashesia me e madhe ka qenë në Malin e Gramozit.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Madje edhe në pesë fshatrat e njësisë administrative Moglicë në bashkinë e Maliqit, energjia është rikthyer.

Nga ana tjetër nuk raportohen probleme në rrugët rurale të zonave malore, ashtu siç nuk ka probleme përmbytjesh në fushën e Maliqit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re