Reshjet intensive të dëborës gjatë natës së mbrëmshme sollën dhe shkëputjen e energjisë elektrike për fshatin Çajë në zonën e Kukësit.

Por ky problem u zgjidh menjëherë ditën e sotme nga elektriçisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, i cili duke sfiduar acarin e ftohtë me devotshmëri dhe përkushtim maksimal bëri të mundur rikuperimin e defektit dhe rilidhjen e energjisë elektrike për banorët.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, 57-vjeçari në kushte shumë të vështira ka kryer me dinjitet profesionin e tij.

Për të gjithë nostalgjikët e filmave të realizmit socialist, ky gjest do t’i kujtonte Dedën, i cili ngriu në shtyllë për të mirën e përbashkët.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re