Skip to content

(VIDEO) Defender 21/ Forcat ushtarake demonstrojnë kontrollin dhe gjetjen e një mine në Zall Herr

Gjatë mëngjesit të ditës së sotme po zhvillohet stërvitja ushtarake e forcave amerikane dhe atyre shqiptare në zonën e Zall Herrit, në kuadër të ‘Defender 21’.

Momentalisht mjetet e ushtrisë amerikane po demonstrojnë gjatë stërvitjes zbulimin e një mine në zonën e Zall Herrit.

Gjithashtu është realizuar shtrimi i një rruge në shërbim të komuniteti në zonën e Zall Herrit. Kjo stërvitje do të vijojë deri në qershor ku 1 mijë trupa shqiptare do të kenë mundësi të specializohen nga ato amerikane në realizimin e operacioneve të ndryshme.

Forcat e armatosura shqiptare do të marrin pjesë në një sërë aktivitete të tjera të cilat do të zhvendosen në zona të ndryshme të vendit, duke vijuar me stërvitjen e rradhës në Vlorë.

Kjo stërvitje është cilësuar si një privilegj nga drejtuesit ushtarakë shqiptarë, për faktin që një stërvitje ushtarake e këtyre përmasave zhvillohet në Shqipëri.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb