Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme ndërsa ka zbuluar një debat të të zhvilluar mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim kohët e fundit teksa gjithë debati zien për Reformën Zgjedhore.

Gazetari  ka thënë se Basha i ka bërë të qartë ambasadores amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”.

Akoma më e fortë bëhet deklarata e tij kur thotë se Lulzim Basha ka akuzuar Kim se është palë me kryeministrin Edi Rama.

“Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh. Ka pasur një bisedë shumë të acartë, të fortë nga kryetari i opozitës zoti Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, gjatë drekës. Me tone shumë të ashpra. Ku zoti Basha i ka bërë të qartë ambasadores “unë nuk jam Luli Basha. Unë jam zoti Basha, jam kryetari i Opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me kryeministrin Rama, vazhdoni me të.”, tha Peka.

Më tej ka vijuar duke thënë se ka qenë një bisedë e ndërtuar më shumë si një pretencë ndaj ambasadores sesa si ndërmjetëse.

Kujtojmë se më datë 26 Maj, Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të opozitës ku në përfundim të takimit patën një komunikim të dy bashkë për gazetarët, ndërsa ka rënë në sy dhe nuk ka kaluar pa u komentuar mënyra se si ajo ju drejtua Bashës duke e quajtur “Luli Basha”.

Kim ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët me mënyrën se si i është drejtuar kreut të opozitës. Ka qenë e qëllimshme në formë miqësore apo për shkak të shqiptimit kjo nuk dihet, por Kim e ka quajtur Bashën me emrin ‘Luli’.

Por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të qeshurat mes gazetarëve dhe mimikën e Bashës e ka ndryshuar edhe përkthyeesja e cila e ka shqiptuar edhe ajo emrin e kryedemokratit njësoj si Kim, ‘Luli Basha’. Nga ana e tij, Basha ka ruajtur seriozitetin por që duket në mimikë që e ka gjetur në befasi mënyra se si ia ka përmendur emrin diplomatja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re