Një pjesë e mureve në hyrje të kalasë së Lezhës janë dëmtuar mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se këta persona nuk kanë kursyer as biletarinë në hyrje të kalasë duke e thyer dhe dëmtuar libra e dokumente me vlerë në brendësi të saj.

Specialisti i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Ded Margjoni tregon se akte te tilla kanë ndodhur dhe herë të tjera, por kësaj here janë prekur dhe dokumente me rëndesi historike dhe muret antike të kalasë.

Shume objekte janë demtuar dhe herë të tjera si stola, rrjeti elektrik, apo dhe ura në hyrje të kalasë dhe ende nuk është marrë asnjë masë parandaluese për ruajtjen e këtyre objekteve që ndihmojnë më tepër në rritjen e turizmit për Lezhën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re