Deputetët e opozitës pas tensioneve  jashtë Kuvendit kanë arritur që përmes dritareve të futën brenda.

Ata i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, ku nuk kanë lejuar punimet.

Drejtuesja e këtij komisioni, Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës.

Kujtojmë që seanca e sotme nisi me debate dhe tensione, pasi Garda nuk ka lejuar që deputetë e opozitës të futen brenda.

Opozita kishte njoftuar edhe një mbledhje të grupit parlamentar, por për shkak të këtyre tensioneve nuk është zhvilluar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko