Skip to content

Video/ Deputetët përleshen në Kuvend, i hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

 

Deputetët e opozitës në Tajvan u hodhën kolegëve të tyre të mazhorancës zorrë derri pas një përplasje të ashpër që ndodhi këtë rë premte,.

Debati nisi pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA. Sipas saj, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian pasi rrezikon shëndetin.

Partia në pushtet i mohon akuzat dhe ka bërë thirrje që të bëhet debat racional. Përplasjet e dhunshme në parlamentin e Tajvanit nuk janë diçka e re, pasi hera herës ligjvënësit aty kanë debate të ashpra mes tyre.