Një incident është regjistruar së fundmi në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni.

Nga pamjet e siguruara, duket që deputeti Bledion Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga pas.

Pas përplasjes verbale, të tre personat u shoqëruan në ambientet e komisariatit të Devollit, ku dhanë sqarimet përkatëse lidhur me ngjarjen. Pas përfundimit të procedurave standarde, të tre shtetasit janë lënë të lirë.

Ndërkohë, mësohet se shoferi i kamionit ishte në tranzit nga pika kufitare e Kapshticës, duke kaluar përmes Devollit.

SHIKO VIDEO KËTU

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko