TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi vazhdon të sfidojë COVID-19. Ai thotë se është i paprekshëm nga koronavirusi pasi ushqehet shumë mirë. Sipas tij, sekreti është mjaltë, lajthitë, arrat dhe fruta e zarzavete shoqëruar me bulmet.

“Kush mashtron dhe thotë që Kujtim Gjuzi është me koronavirus do përballet me drejtësinë kur ajo të funksionojë.  Unë dhuroj gjak nuk kam bërë kurrë një injeksion jo më të më zëjë koronavirusi. Unë mbrohem me: në mëngjes 1 kg kos me mjaltë, unë përdor  çokollatë me arra dhe lajthi që mbron në mënyrë sistemike gjithë organizmin, në drekë përdor gjysëm kg domate, po ashtu pasdite përdor shegë, djath, meqënëse jam shëndoshur pak po përdor djathin e dhisë. 

Konsultohem me këshilltarin tim androlog dhe obstetër Fadil Mustafa, kam edhe psikologë që rrinë pranë stafit të Partisë Konservatore. Ne do jemi në cdo skaj për të ndihmuar qytetarët kudo që janë.”, -thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

https://youtu.be/m2sAwViu4Yc

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re