
Në një atmosferë vëllazërore, e denjë për Festat e Nëntorit, u luajt në “Fadil Vokrri” të Prishtinës ndeshja mes Dritës së Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Do të mjaftonte një gol i Arb Manaj në minutën e 20 të takimit për të vendosur derbin shqiptar në Conference League.
Me këtë sukses Drita ngjitet në kuotën e 8 pikëve në 4 ndeshje, 4 më shumë se Shkëndija.
Një ecuri fantastike për skuadrën nga Kosova, e cila është vetëm dy pikë larg kreut të Conference League.
