Skip to content

VIDEO/ Derri i ndërpret rrugën, shqiptari përplaset për vdekje

Një shqiptar 38-vjeçar është përplasur për vdekje të shtunën në Greqi teksa po lëvizte në rrugën “Theologos – Malesina. Ngjarja bëhet me dije nga mediat greke, por nuk jepen detaje mbi gjeneralietet e tij.

Raportohet se shqiptari teksa drejtonte makinën për një moment ka humbur kontrollin duke përfunduar më pas në oborrin e një shtëpie ndërsa është përplasur edhe me pemët.

Ambulanca dhe shërbimi mjekësor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por nga plagët e marra 38-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Menjëherë është  ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e vërteta të ngjarjes. Në të njëjtën kohë edhe banorët e zonës kanë folur për mediat greke, të cilët theksojnë se shqiptari jetonte prej kohësh në Greqi dhe ishte një njeri aspak problematik.

Siç pretendojnë banorët, shkak për ngjarjen mund të jenë bërë derrat, të cilët dalin papritur nëpër segmentin e kësaj rruge, ku gjeti vdekjen shqiptari.

(n.m/BalkanWeb)