Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video që tregon kushtet e mjerueshme në konviktin e kthyer në karantinë në Shkodër.

Personi që ka dërguar videon tregon pamjet e tmerrshme. Sipas tij, ka familjarë me fëmijë që flenë në oborr pasi aty brenda kushtet janë skandaloze.

“Me banjo të përbashkëta 30 e ca veta. Kushte skandaloze, myk, gjithçka, nuk na trajton me asgjë kush. Si mund të rrinë fëmijët, njëri 1 dhe 3 vjeç këtu? Po flenë në makinë se nuk ka asnjë kusht këtu,” thotë denoncuesi.

“Në karantinat e Edvinit uri, mungese uji, myk e pisllëk! Dëgjoni dëshminë rrëqethëse të qytetarit të ngujuar!” shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re