Një dëshmitar ka folur për News 24 lidhur me aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në Bulqizë me një të plagosur rëndë.

Dëshmitari thotë se dëgjoi zhurmën dhe në vendngjarje erdhën 2-3 veta që e nxorën shoferin e plagosur nga automjeti.

Më pas me automjet privat ai u transportua drejt spitalit të Bulqizës ndërkohë që pritet të dërgohet drejt Traumës.

“Ndodhesha këtu afër dhe dëgjova zhurmën dhe u përplas kjo makina dhe nuk e pashë për momentin kush ishte. Doli tymi dhe erdhën 2-3 veta që e nxorën.

Unë u largova se nuk e durova dot kur e nxorrëm dhe nuk e di çfarë ka ndodhur më për sot.

U transportua me makinë private.”– tha dëshmitari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re