Skip to content

VIDEO) Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët sërish në protestë

Bojkotimi i mësimit vazhdon. Studentët janë në ditën e tetë të protestës. Ata dhe qytetarë që mbështesin protestën e tyre janë mbledhur në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit.

Pirutetat e vazhdueshme të Edi Ramës për ti ulur në dialog nuk kanë funksionuar. As debati i sajuar me FRESH-istë dje në Top Channel nuk e nxorri Ramën nga kjo situatë. Turma e studentëve sot, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është treguesi më i qartë se studentët nuk janë ndjerë dje të përfaqësuar, sikurse njoftuan para emisionit, dhe nuk tërhiqen pa iu plotësuar 8 kërkesat .

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në Tiranë. Në Elbasan, pasi bojkotuan mësimin, studentët bllokuan për mbi një orë autostradën që lidh këtë qytet me Tiranën.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

VIDEO/ Studentët e Elbasanit në këmbë drejt Tiranës

VIDEO/ Studentët e Elbasanit në këmbë drejt Tiranës

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Mercredi 12 décembre 2018

Në Gjirokastër studentët bëjnë thirrje që qytetarët t’i bashkohen atyre.

Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.

Por çfarë kërkojnë realisht studentët?

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

©LAPSI.AL