Skip to content

Video-Detaje nga aksidenti me një viktimë në Korçë/ Shoferi shoqërohet në komisariat, merren në pyetje edhe dëshmitarët (EMRAT)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Pogradec- Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Sovjan, një prej kryqëzimeve më të rrezikshme në këtë aks rrugor. 65 vjeçari Nazif Sulollari nga fshati Symiz ka qënë duke lëvizur me biçikletë nga Maliqi në drejtim të fshatit kur është goditur nga një mjet tip Ford drejtuar nga 30 vjeçari Albert Pura.

 

Goditja ka qënë aq e fortë sa 65 vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që mjeti ka vazhduar ecjen për më shumë se 30 metra. Për policinë e qarkullimit rrugor nuk përjashtohet mundësia e humbjes së vëmendjes nga ana e drejtuesit të mjetit pasi 65 vjeçari ka qënë duke ecur në anë të rrugës nacionale aty ku zakonisht lëvizin edhe biçikleta. Gjithashtu ekspertët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes kanë vënë re se 30 vjeçari edhe pas goditjes që i ka dhënë me mjet 65 vjeçarit nuk ka frenuar pasi në asfalt nuk dallohen gjurmët e frenimit.

 

Por gjithnjë sipas ekpertëve të rrugores nuk përjashtohet mundësia e një humbje të ekuilibrit të 65 vjeçarit gjatë ecjes me biçikletë pasi goditja nga ana e mjetit ka ardhur me fenerin e krahut të djathtë. 30 vjeçari Pura është shoqëruar në Komisariatin e Maliqit për të dhënë sqarime për rrethanat e ngjarjes  ndërkohë që policia ka marrë edhe dëshmitë e personave të shumtë të ndodhur në afërsi të një karbuaranti ku ndodhi aksidenti.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë