Një zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën Memo Meto në kryeqytet. Sipas burimeve shtetasi 42 vjeçar, Igli Alianji i cili raportohet të ketë probleme mendore i ka vënë zjarrin banesës dhe është asfiksuar dhe vetë. Paraprakisht dyshohet se është dëmtuar lehtë. Janë të paktën 3 zjarrfikëse në vendin e ngjarjes që po punojnë për fikjen e zjarrit.

Autori i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është hera e dytë që i ka vënë zjarrin pallatit.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re