Skip to content

VIDEO/ Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Kamëz: Tre fëmijët ishin së bashku me nënën e tyre

Një aksident i fortë ndodhi ditën e sotme në Kamëz, ku sipasojë e përplasjes së dy automjeteve u dëmtuan 3 fëmijë kalimtarë.

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj raportoi nga vendngjarja, duke thënë se në aksident janë përfshirë një mjet tip Benz dhe një mjet tip Toyota.

Pas përplasjes, mjeti tip Benz është ngjitur në trotuar duke goditur 3 fëmijë të mitur si dhe më pas një argjendari. Gazetari bën me dije se nëna e fëmijëve ka qenë së bashku me ta në momentin e aksidentit.

“Ndodhemi në vendin e ngjarjes, në afërsi të shkollës ‘Ibrahim Rugova’, ku sipas një njoftimi paraprak, policia bën me dije se aksidenti është regjistruar në orën 14:30 në Kamës. Janë përfshirë në aksident 2 automjete, njëra nga të cilat është një Benz, që është përplasur me një mjet tip Toyota.

Dyshohet se mjeti tip Benz është ngjitur në trotuar dhe ka përfunduar duke thyer dhe xhamat e një argjendarie. Në trotuar ndodhej edhe nëna së bashku me 3 fëmijët të moshës 3 deri 10 vjecc. Pasi makina u ngjit në trotuar, mori përpara fëmijët, të cilët janë dërguar në spital. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të konsiderueshme janë dhe dëmet e argjendarisë, ku pothuajse është futur mjeti në fjalë,” raportoi gazetari i Fax News.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb