Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i bombulës së gazit në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar. Në një lidhje live për ABC News, gazetari Roland Beqiraj bëri të ditur se shtetasi Klodian Gjoka ka pësuar djegie të shumta dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë.

Ai ishte një emigrant shqiptar, që sapo ishte kthyer nga Greqia. Fatmirësisht, ndodhej vetëm në apartament në momentin e shpërthimit, pasi 5 pjestarët e tjerë të familjes kishin dalë.

Sakaq, bëhet e ditur se ballkonet e banesës janë rrëzuar përtokë nga shpërthimi i përmasave të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re