Skip to content

Video/ Detaje të reja nga vetëvrásja e pacientit me Covid, sa ditë kishte i shtruar në Sanatorium, si kishte qenë gjendja e tij (Emri)

Preng Gjonaj është 52-vjeçari që ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi u hodh nga kati i katërt i ndërtesës ku ndodhej i shtruar. Gjonaj, ishte duke u trajtuar prej një jave në këtë spital, ndërsa kishte shfaqur simtoma të rënda të Covid, dhe gjendja e tij paraqitej serioze.

52-vjeçari bëhet kështu pacienti i tretë që i jep fund jetës, teksa përballet me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”, brenda pak muajve, ndërsa më herët ka vdekur dhe një 65-vjeçar nga Klosi, si dhe një 29 vjeçar nga Durrësi.

Burimet bëjnë me dije se Gjonaj nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, vetëm se gjendja e tij psikologjike dyshohet të ketë qenë e rëndëuar, që çoi më pas dhe në aktin ekstrem te vetëvrasjes.

Gazetarja e Fax News Fjona Çela ka qenë sot në ambientet e jashtme të spitalit Covid 2, ku disa punonjës  policie nuk lejojnë mediat dhe familjarët që të hyjnë as në oborrin e spitalit, ndërsa ende nuk ka një reagim nga stafi i këtij të fundit apo nga ana e Ministrisë, për rastin e rëndë.

Siç shihet dhe nga pamjet në raportimin e mëposhtëm, ka familjarë që presin jashtë derës kryesore të spitalit, të shqetësuar me siguri dhe për gjendjen e pacientëve të tjerë që janë të shtruar në këtë spital.

Sakaq, Policia e Tiranës u mjaftua me një njoftim të thatë dhe të shkurtër, për këtë rast të rëndë, duke shkruar se po vijojnë hetimet për ngjarjen:

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Që prej fillimit të pandémisë së Covid 19 në vendin tonë, të dy spitalet e përshtatura për pritjen e pacientëve, Infektivi dhe Sanatoriumi, janë ákuzuar vazhdimisht nga ana e familjarëve të pacientëve, si ‘bùrgje’ ku askush nuk u jep informacion për të afërmit e tyre.

Përveç rasteve të vetëvrásjeve, ákuzat nuk kanë munguar dhe për faktin që në këto dy spitale nuk ka psikologë, apo për faktin se familjarët nuk pyeten në rastet kur pacientët vendosen në intubim.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb