
Blutë e qytetit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth këtë të enjte rreth orës 19:15, ndërsa burime bëjnë me dije se së bashku me kryefamiljarin, ka mbetur e plagosur motra e tij Bukurie Maksuti dhe vajza 17-vjeçare.
Të njejtat burime i thanë “FaxNews” se Musai ka qenë duke montuar bombulën dhe menjëherë sapo ka provuar ta testojë ajo shpërtheu.
Si pasojë e flakëve kryefamiljari ka pësuar djegie të gradës së tretë, ndërkohë që dhe motra e tij është në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e 17-vjeçares paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa të tre janë jashtë rrezikut për jetën.
Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Djegie-Plastike në Tiranë për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e Shijakut, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, pasi efektivët e zjarrfikëses së Shijakut bënë të mundur shuarjen e flakëve.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
